Site icon Telegrafi

“S`ka BE pa anëtarësim të Kosovës në NATO”

Një shtet nuk mund të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian pa u anëtarësuar në NATO dhe kjo vlen edhe për Kosovën, njofton Klan Kosova.

Kështu ka thënë Brooke Smith-Windsor, zyrtar i lartë i Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-së .

Kanadezi gjatë një ligjërate në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri ka sqaruar se Aleanca Veri-Atlantike kurrë nuk i ka kërkuar ndonjë shteti që të bëhet anëtar i saj, andaj ai i ka ftuar shtetet aspirante që të presin për anëtarësim, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, anëtarësimi në NATO nuk i zgjidh plot probleme si për shembull, punën e kufijve.

Exit mobile version