Kuvendi i Kosovës s’ka pasur kuorum sot për miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Këshillin Prokurorial.
Vetëm 57 deputetë votuan pro, ndërkohë deputetët opozitarë të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së u përmbajtën nga votimi.
Rrjedhimisht për miratimin e tij do të tentohet në seancën e radhës.
Ndryshe, ky projektligj ka nxitur debate mes minsitres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetëve të opozitës të cilët e kanë kundërhtuar këtë doument.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka paraqitur në Kuvendin e Kosovës, Projektligjin për Këshillin Prokurorial.
Ajo para deputetëve ka thënë se me miratimin e plotësim-ndryshimeve të reja, Këshilli Prokurorial do të ketë përbërje të re.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ky projektligj siguron prezencë më të fuqishme të politikës në vendimmarrjen e Këshillit Prokurorial.
Më i ashpër ishte deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili tha se ky draf-projektligj është ndër dokumentet më jo profesionale. /Telegrafi/