Site icon Telegrafi

S’ka kuorum, dështon ratifikimi i tri marrëveshjeve financiare

Foto: Arkiv

Kuvendi i Kosovës në mungesë të kuorumit, ka dështuar t’i ratifikojë tri marrëveshjet financiare.

Këto marrëveshje kanë të bëjnë me financimin e projektit për nxitjen dhe levimin e mundësive për sigurimin e ujit, dhënies së kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim lidhur me infrastrukturën dhe financimi i impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

Po ashtu, deputetët kanë dështuar të miratojnë ndryshimet e Ligjit për Automjetet që parasheh heqjen e detyrimit për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian, Zvicra dhe Norvegjia.

Exit mobile version