Site icon Telegrafi

S’ka më bileta për ndeshjen mes Trepçës dhe Prishtinës

Palestra me mesataren më të madhe të shikuesve në stinorin pranveror të Superligës, ‘Minatori’, pritet të jetë e stërmbushur.

Trepça e pret në shtëpi Sigal Prishtinën në ndeshjen kryesore të xhiros së XVIII-të.

Nga qyteti i Mitrovicës është raportuar se të gjitha biletat e ndeshjes janë shitur para orës 13:00, gjashtë orë para ndeshjes dhe më bileta në shitje nuk ka, gjë që tregon interesimin e madh të mitrovicasve për këtë duel.

Takimi fillon në ora 19:00, ndërsa nuk transmetim direkt në ekranet televizive.

Sa i përket klasifikimit, Prishtina i prin tabelës me bilanc 17-0, derisa Trepça momentalisht ka bilanc 8-9 dhe synim ka arritjen e njërit prej 4 vendeve të para. /borozani/

Exit mobile version