Kënga “S’jena mo” e reperëve Majk dhe Ghetto Geasy ishte pa dyshim një senzacion i verës së vitit 2015.
Kjo këngë ishte pëlqyer shumë në atë kohë, teksa tri vite më vonë, kjo këngë ka rënë edhe në veshin e këngëtarëve dhe producentëve kroatë.
Këngëtarët Shomy dhe DJ Tonny e kanë kopjuar këtë këngë, duke e sjell në versionin e tyre me titull “1 milion”.
Vija melodike është krejtësisht e njëjtë, teksa përmbajtja e tekstit dallon në gjuhën shqipe.
Nuk dihet nëse autorët e këngës janë në dijeni për huazimin e paautorizuar të kësaj kënge.
Ndoshta në ditët në vazhdim, dyshja që posedon të drejtat e këngës “S’jena mo”, do të ndërmarrin masa ligjore lidhur me këtë çështje.
Përndryshe, në autorësinë e këngës në YouTube, Shomy dhe DJ Tonny kanë vendosur veten e tyre si autorë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BoQqsjck2ww