Granit Xhaka është bërë kryetemë e mediave sportive për shkak të sjelljes së tij në momentin e zëvendësimit në ndeshjen kundër Crystal Palace.
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, e largoi nga fusha kapitenin në minutën e 61-të, ndërsa ai reagoi ndaj fishkëllimave të tifozëve duke i sharë, duke e hequr me shpejtësi fanellën dhe duke u larguar drejt zhveshtores.
Strategu i Topçinjve e ka kritikuar veprimin e tij, ndërsa tifozët i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për ta shprehur pakënaqësinë e tyre me veprimin e 27-vjeçarit.
Është akoma e paqartë nëse klubi do të ndërmarrë ndonjë masë ndëshkuese ndaj lojtarit që e përfaqëson Zvicrën, porse kjo temë është duke u zgjeruar gjithnjë e më shumë.
Veprimi i Granitit është konsideruar si më i keqi nga një kapiten i Arsenalit që nga koha kur William Gallas (në vitin 2008) ishte përfshirë në një zënkë verbale dhe i kishte kritikuar publikisht bashkëlojtarët e tij.
Trajneri i atëhershëm, Arsene Wenger, ia hoqi shiritin e kapitenit kur ish-mbrojtësi francez për shkak të veprimeve të tij, pritet të shihet se cili do të jetë veprimi ndaj Xhakës. /Telegrafi/