Liverpool dhe Crystal Palace ndanë pikët në Anfield në javën e dytë të Ligës Premier duke luajtur në barazim 1-1, ndërsa në pjesën e dytë kishte edhe një karton i kuq për Darwin Nunez.
Blerja më e shtrenjtë e Liveproolit u larguan në minutën e 57-të, ku goditi me kokë kundërshtarin e tij, Joachim Andersen i cili e kishte shtyrë dhe për pasojë mori karton të kuq direkt dhe la në baltë ekipin e tij.
Pas ndeshjes, trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp kritikoi lojtarin, duke theksuar se ai nuk duhet të sillet kështu.
Darwin nunez n'a pas fait semblant hier soir #LIVCRY #Redcard #darwinnunez #Liverpool pic.twitter.com/dcIzm7Nw4E
— 𝕸𝖆𝖘𝖘𝖆𝖑𝖎𝖆𝕺𝕸💙🤍 (@VfkkXhhh) August 16, 2022
Por edhe dy ish futbollistët e njohur anglez, tani analistë, Gary Neville dhe Jamie Carragher, kanë qenë të ashpër me sjelljen e lojtatrit.
“Nuk kishte pasur histori të tillë në Benfica, ai nuk u përjashtua atje. Kjo sonte është marrëzi. Do të jetë një mësim i madh për të. Ai duhet të mësojë pasi që do t’i mungojë skuadrës javën e ardhshme”, deklaroi Neville.
Edhe Carragher ishte i tronditur që Nunez nuk ishte më delikate, dhe në vend të kësaj vendosi të godiste me kokë Andersenin pikërisht përpara syve të gjyqtarit.
“Nuk mund ta besoja se ai po kundërshtonte gjyqtarin. Andersen nuk po bën asgjë – ai është thjesht në një pozicion normal të qendërmbrojtësit”.
Gary Neville slams Darwin Nunez after headbutting Crystal Palace defender as Jamie Carragher says he's 'let his team and the fans down' https://t.co/PC4oZarDaY
— Mail Sport (@MailSport) August 16, 2022
“Ai po përpiqet të argumentojë se nuk ka bërë asgjë, duke u përpjekur të bindë bashkëlojtarët dhe turmën. Ndërsa largohet, ai po e kupton se çfarë ka bërë. Ai do të jetë i shkatërruar në dhomën e zhveshjes: ai ka zhgënjyer ekipin e tij dhe tifozët”, ka thënë Carragher.
Kujtojmë se Nunez u soll nga Benfica për 75 milionë euro plus 25 milionë bonuse.
Në xhiron e radhës, Liverpool do të vizitojë Manchester Unitedin./Telegrafi/