Telegrafi

Sjellja e avokatit Tomë Gashi ndaj një lypsari, “YIHR Kosovo” proteston para zyrës së tij

“YIHR Kosovo” ka mbajtur një protestë para zyrës së avokatit Tomë Gashi. Kjo protestë u mbajt si kundërshtim ndaj sjelljes së avokatit në fjalë ndaj një lypsari në kryeqytet.

Kjo protestë vije pasi Gashi ishte xhiruar duke shqelmuar paratë e një person i cili po kërkonte lëmoshë në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Lexo po ashtu Tomë Gashi shqelmon paratë e lypsarit në sheshin "Nënë Tereza", në Prishtinë - thotë se kreu punën e inspektoratit

Youth Initiative for Human Rights Kosovo – YIHR KS tha se dënon fuqishëm sjelljen abuzive të avokatit Tomë Gashi dhe gjithmonë do të vazhdojë të kundërshtojë akte të tilla të dhunës.

Ndërkaq avokati Gashi përmes një postimi në Facebook, ka thënë që shpreson që kjo “protestë të shërbejë për sensibilizimin e opinionit dhe institucioneve përkatëse për trafikimin e fëmijëve dhe pazareve të “bosave” me lypsarët në Prishtinë”.

“Shpresoj që kjo çështje më në fund ka vëmendjen e duhur dhe organet kompetente të ndërmarrin masat e duhura”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/