Telegrafi

Sjell xhirime prej prapaskenave, Almeda Abazi: Edhe tri ditë deri tek publikimi i videokëngës “Alabama”

Almeda Abazi ka treguar javë më parë se do t’i futet botës së muzikës.

Modelja e kishte provuar veten si këngëtare në një shou televiziv teksa kishte kënduar së bashku me bashkëshortin turk disa këngë shqipe.

Bukuroshja jonë ka bërë të ditur se kënga do të publikohet gjatë fundit të muajit gusht dhe për këtë ka bashkëpunuar me DJ-në e njohur turk, Burak Yeter.

Ajo tashmë po vazhdon të publikojë fotografi dhe video prej prapaskenave të këngës së re, “Alabama”, e cila duket se do të jetë mjaft ritmike.

“Edhe tri ditë kanë mbetur deri tek ‘Alabama'”, ka shkruar mes rreshtash Almeda në llogarinë personale në Instagram duke bërë të ditur se klipi lansohet më 19 tetor.

Merret vesh se kënga do të jetë në gjuhën turke se pritet të jetë një hit duke marrë parasysh se bukuroshja jonë po bashkëpunon me DJ-në më të madh turk.

Lexo po ashtu "Çënari" dhe Almeda realizojnë fotosesion në Shqipëri

Kujtojmë se 26-vjeçarja kishte kënduar së bashku me bashkëshortin Tolgahan Sayisman disa këngë shqipe në televizionin kanal D.

Ndryshe, Almeda është duke punuar edhe në projekte të tjera të modës në shtetin turk. /Telegrafi/