Site icon Telegrafi

Sjell në jetë fëmijën në korridorin e spitalit, kalimtarët e rastit shikojnë të habitur – kamerat e sigurisë filmojnë momentin

Një grua ka sjellë në jetën djalin në korridorin e spitalit, më saktësisht para ashensorëve – derisa kalimtarët e rastit shikonin të habitur.

Julie Anne Longano dhe bashkëshorti i saj Trent ishin nisur me urgjencë për në spitalin Epworht Freemasons në afërsi të Melbourne të Australisë, kur filloi të ndjen dhimbjet e mëdha, transmeton Telegrafi.

Edhe pse dyshja tentuan të futen në ashensor, asaj i shpërthyen ujërat dhe aq shpejtë u zhvillua gjithçka sa që infermieri që po e ndihmonte nuk arriti ta shtrijë në shtratin me rrota.

Vetëm pak sekonda më pas, ajo u gjunjëzua dhe solli në jetë djalin – derisa kalimtarët e rastit shikonin të habitur duke mos u besuar syve.

Ky moment është filmuar nga kamerat e sigurisë brenda spitalit, që në shikim të parë ngjan me skenat e filmave të Hollywood-it. /Telegrafi/

Exit mobile version