Pishina e “Gërmisë”, gjatë sezonës së verës është bërë një ndër pikat më të frekuentuara në kryeqytet. Janë bërë një muaj që kur kjo pishinë hap dyert në orën 10:00 për qytetarët deri në orën 18:00, dhe është vendi ku vizitorë të shumtë kalojnë në një ditë me diell.
Kryeshefja ekzekutive e ndërmarrjes publike ‘Sport Marketing’, Mirlinda Sopi Krasniqi, në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se numri i vizitorëve që nga hapja e deri më tani është më i madh se sa në vitin e kaluar.
“Pishina e “Gërmisë” vazhdon me qenë pika më e frekuentuar në qytetin e Prishtinës, qoftë për të rinjët, apo për të gjithë banorët si të qytetit, si në nivel vendi. Vazhdojmë të kemi interesim jashtëzakonisht të madh. Kemi nxjerr disa statistika përafërsisht nga menaxhmenti i ndërmarrjes. Vetëm dy javët e para të qershorit kemi mbi 15 mijë qytetarë që e kanë vizituar pishinën e “Gërmisë”. Për këtë periudhë ky numër është më i madh në krahasim me vitin e kalaur, sepse vitin e kaluar ka qenë edhe moti me shi. Kemi pasur fatin ne që të kemi një mot me diell prandaj kemi tejkaluar 400 për qind më shumëme vizita sa i përket fillimit të sezonit 2019”, ka thënë ajo.
Sipas saj këtë pishinë e vizitojnë jo vetëm qytetarët vendor por edhe të huaj.
“Pishina e Gërmisë ka vizitorë të moshave të ndryshme, të shtresave të ndryshme, dhe të nacionaliteteve të ndryshme. Verës, Kosova frekuentohet nga diaspora që jetojnë jashtë, dhe sigurisht me ta po vijnë edhe grupet e shoqërisë që neve na bëjnëtë ndihemi mirë pasi qëedhe ata po kënaqen. Këtu kënaqen edhe fëmijët më të vegjël, sepse kemi edhe thellësi më të cekët të ujit, mandejedhe grupe e të rinjëve dhe të moshuarit”, ka theksuar ajo duke përmendur edhe çmimet e hyrjes në këtë pishinë.
“Çmimet nuk kanë ndryshuar në krahasim me vitet e kaluara. Për pushuesit e rritur nga e hëna deri në të premten çmimi është dy euro, ndërsa për të vegjlit mbi moshën shtatë vjeçare është një euro, fëmijët nën moshën shtatë vjeçare nuk paguajnë fare. Kurse pas orës 16:00 çmimi është një euro. Për vikende të rriturit paguajën tri euro ndërsa për të vegjlit çmimi nuk ndryshon”, ka treguar Sopi Krasniqi.
Lidhur me sigurinë dhe incidentet në këtë pishinë, ajo ka thënë se çdo gjë është në nivelin e duhur pasi që janë të angazhuar edhe shpëtimtarët.
“Siguria nëpishinën e “Gërmisë”, ka qenë e dëshmuar ndër vite. Ka shpëtimtarë që rrin gjatë gjithë kohës në pishinë. Ne nuk i hapim dyert për qytetarët pa qenë shpëtimtarët të gjithë në vendet e tyre. Gjatë ditëve të punës, kjo pishinë ka të angashuar 10 shpëtimtarë, të cilët e kanë për obligim të ruajnë jetën e qytetarit. Ndërsa ditëve të vikendit numri i shpëtimtarëve shkon deri në 14, pra varësisht prej numrit të qytetarëve që e frekuentojnë pishinën, ne e rrisim numrin e shpëtimtarëve”, ka thënë ajo duke përmendur edhe një incident me fatalitet që ka ndodhur në pishinë.
“Ne në këtë fillim sezonë kemi pasur një rast, por nuk ka qenë rast i cili ka ndohur në ujin e pishinës. Po ashtu nuk ka qenë si pasojë e mos sigurisë, ose mos ofrimit të shërbimit nga stafi i pishinës. Ka qenë një rast ku një fëmijë ka pasur probleme shëndetësore. Neve na vjen keq, dhe si menanxhment i kemi shprehur ngushëllime familjes sepse ai ka ndërruar jetë. Për neve është rast i rëndë, dhe na ka prekur. Por gjithësesi duhet të gjithë t’i kenë parasysh rregullat e pishinës. Shpresoj të mos kemi më raste të tilla”, është shprehur ajo.
Në këtë pishinë janë bërë edhe disa investime, që kryeshefja Sopi Krasniqi ka thënë se nuk janë edhe aq të mëdha pasi që sipas saj ndërmarrja ka shumë borxhe.
“Pishina e Gërmisë ka nevojë për investime më të mëdha, spese ne që jemi rritur nëPrishtinë e dimë që ka vite të tëra që nuk ka ndryshaur pamje. Unë kam insistuar që t’i bëjmë disa ndryshime në mënyrë që të mos kemi telashe gjatë sezonit. Pra instalimi i disa ujëmbledhësve dhe rregullimi i platosë, i rrethojës së pishinës, që nënkupton ndalimin e përzirjes së ujërave atmosferike me ujin e pishinës. Po ashtu kemi bërë investime edhe në amfitetatrin e pishinës, që ta bëjmë më të bukur, pastaj në rregullimin e shkallëve. Mirëpo investime më të mëdha nuk kemi bërë sepse nuk kemi mundësi. Kjo pasi që gjendja në ndërmarrje është e rëndë. Kam trashëguar borxhe të mëdha, dhe po insistojmë që ky sezonë të dal mirë. Po ashtu po kërkojmë gjithëmonë ndihmë nga komuna e Prishtinës sepse është aksionare e këtij aseti që të na ndihmojë t’i realizojmë projektet”, ka thënë ajo për Telegrafin.
Ndërsa lidhur me numrin e punëtorëve, ajo ka thënë se gjatë sezonës angazhohen edhe punëtorë shtesë.
“Në pishinën e “Gërmisë” janë 11 punëtorë të rregullt që punojnë 12 muaj, pra janë në kuadër të ndërmarrjes publikë ‘Sport Marketing’. Ndërsa nëmuajin qershor angazhohen punëtorët teknik, shpëtimtarët, dhe rojet shtesë që të gjithë janë staf sezonal. Dikun afrohet numri tek 30 deri në 35 punëtorë që pishina i ka gjatë sezonit verorë. Ndërsa me 31 gusht është mbyllja zyrtare e pishinës së“Gërmisë” sepse fillojnë shkollat, dhe nuk ka shumë interesim. Shpenzimet janëmë të mëdha. I ftojëmë të gjithë ata që së paku deri ëm 31 gusht të vijnë dhe të shijojnë një ditë në këtë pishinë”, ka thënë ajo./Telegrafi/