Klubi turk, Sivasspor ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Ballkanit në kuadër të Ligës së Konferencë, ku ka mungesa të theksuara.
Sivasspor do të përballet me kampionin e Kosovës, Ballkanin, të enjten me fillim nga ora 21:00 në stadiumin Fadil Vokrri.
Megjithatë, klubi turk nuk pritet të jetë i kompletuar për këtë udhëtim të vështirë.
📍 İstanbul 🇹🇷
Demir Grup Sivasspor'umuz, Ballkani ile oynayacağı UEFA Avrupa Konferans Ligi maçı için İstanbul Havalimanı'ndan ayrılarak Kosova'ya gitti.
#UECL pic.twitter.com/pHy1xIi0A7— EMS Yapı Sivasspor (@Sivasspor) October 12, 2022
Është vet faqja zyrtare e Sivassporit që ka konfirmuar mungesat e shumta për ndeshjen ndaj Ballkanit.
Në listën e publikuar nga klubi turk, konfirmohet se do të mungojnë plot pesë lojtarë për ndeshjen e vlefshme për Grupin G, shkruan Telegrafi.
📋 Ballkani maçı kafilemiz ❤️🤍#UECL pic.twitter.com/93Pqu8ruN1
— EMS Yapı Sivasspor (@Sivasspor) October 12, 2022
Në këtë ndeshje, Sivasspori nuk mund të llogarisë në lojtarë si Leke James, Ziya Erdal, Ahmed Musa, Samba Camara dhe Fredik Ulvestad.
Ndryshe, Sivasspor është në vendin e dytë në Grupin G me 4 pikë pas 3 ndeshjesh, ndërsa Ballkani zë vendin e parë me po kaq pikë. /Telegrafi/