Telegrafi

‘Siuuu’, festa e yllit ganez në fytyrën e Ronaldos dhe reagimi epik nga CR7

Portugalia ka marrë një fitore spektakolare me rezultat të ngushtë 3-2 ndaj Ganës.

Ka qenë një ndeshje që do të mbahet gjatë në mendje nga Cristiano Ronaldo, i cili shënoi në botërorin e tij të pestë radhazi.

CR7 kishte shënuar edhe në vitet 2006, 2010, 2014 dhe 2018, derisa bëhet futbollisti i parë që shënon në pesë Kampionate Botërore.

Përveç golit nga portugezi, një ngjarje interesante ndodhi edhe në minutën e 89-të të ndeshjes, kur Gana realizoi golin e dytë.

Osman Bukari realizoi gol për ta ngushtuar epërsinë në 3-2, por ajo që bëri më shumë bujë ishte festa e sulmuesit ganez në stilin e Cristiano Ronaldos.

23-vjeçari festoi në mënyrën e CR7 ‘SIUUU’, por kjo gjë nuk i bëri fare përshtypje portugezit.

Kjo pasi Ronaldo ishte i nervozuar me repartin e mbrojtjes që bërë gabim që lejuan shënimin e golit të ganezëve.

Gjithsesi portugezët morën tre pikë të arta në ndeshjen e parë në ‘Katar 2022’, derisa ndeshjen e ardhshme e zhvillojnë përballë Uruguait. /Telegrafi/