Site icon Telegrafi

Me situatën aktuale, Barca nuk mund të bëjë transferime në janar

(Foto: Twitter/FC Barcerlona)

Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany, e ka bërë të qartë se klubi nuk mund të bëjë transferime në afatin kalimtar të janarit, nëse nuk largon ndonjë nga lojtarët aktualë të ekipit.

Katalunasit kanë nevojë për përforcime, duke qenë se sezoni nuk është duke shkuar në mënyrën e duhur dhe kjo ishte arsyeja pse e shkarkuan Ronald Koemanin dhe e angazhuan Xavin.

Derisa ndërrimi i trajnerit mund të konsiderohet si hap përpara për përmirësim, klube duhet të investojë në emra të rinj, porse kjo është e vështirë për shkak të situatës financiare të Blaugranëve.

“Tash për tash nuk ka mundësi që të bëjmë transferime në afatin kalimtar dimëror. Por, jemi duke punuar në atë drejtim”, u ka thënë Alemany gazetarëve.

Lexo po ashtu La Liga i jep ‘dritën e gjelbër’ Barcelonës: Xavi mund të drejtojë skuadrën

Ai ka shtuar se Barca “do të shohë se çfarë mund të bëhet”, meqenëse klubi është i interesuara ta forcojë skuadrën. /Telegrafi/

Exit mobile version