Site icon Telegrafi

Situatë kaotike në Bruksel, gaz lotsjellës e topa uji – policia shpërndan turmën që ishin mbledhur për të kundërshtuar masat anti-COVID

Policia belge ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që ishim mbledhur një një aheng – si shenjë revolte kundër masave anti-COVID në një park në Bruksel.

Siç raporton Reuters, në ahengun ku ishin mbledhur qindra persona që kanë shkelur masat anti-COVID, besohet se ishte organizuar vetëm një ditë para lirimit të masave epidemiologjike, transmeton Telegrafi.

Organizatorët e ahengut gjithçka kishin planifikuar përmes Facebookut, duke u bërë thirrje të gjithë për pjesëmarrje, megjithatë postimet e tyre janë shlyer pas gjykata i paralajmëroi se pjesëmarrësit rrezikohen të prangosen apo të dënohen.

Shumë prej tyre as që bartnin maskë, veprim ky që është obligativ në Bruksel, kurse pas intervenimit të policisë është shpërndarë turma. /Telegrafi/

Exit mobile version