Site icon Telegrafi

Situatë e tensionuar përgjatë vijës kufitare Kinë-Indi, vriten tre ushtarë të Indisë gjatë përleshjes me trupat kineze në Kashmir

Tre ushtarë të Indisë kanë humbur jetën gjatë një përleshjeje përgjatë vijës kufitare me Kinën, ka njoftuar New Delhi.

Një oficer dhe dy ushtarë kanë humbur jetën gjatë përleshjeve me trupat kineze në luginën Galvan të Kashmirit, transmeton Telegrafi.

Zyrtarë të lartë ushtarakë të dy vendeve, aktualisht janë duke punuar në zgjedhjen e problemit dhe mos eskalimit të situatës.

Prej javësh trupat indiane dhe ato kineze kanë qëndruar përballë, në një situatë të tensionuar përgjatë vijës së kontrollit LAS në lindje të Ladah të Kashmirit që është nën kontrollin e Indisë.

Qindra ushtarë kinezë dhe indianë kanë marrë pjesë në përleshjen disa minutëshe që kishte ndodhur në fillim të majit. Ushtria indiane kishte dërguar përforcime, përfshirë vetura të ndryshme ushtarake dhe artileri. /Telegrafi/

 

Exit mobile version