Telegrafi

Situatë e tensionuar në aeroportin e Amsterdamit: Po kërcënonte me thikë, i dyshuari qëllohet me armë nga policia (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur dëgjohen të shtënat me armë zjarri, ndërsa policia e armatosur qëlloi në drejtim të një njeriu të armatosur me thikë, në një aeroport të mbushur me njerëz.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë katër oficerë ushtarakë që lëvizin në një terminal të zbrazët, pasi alarmi u ngrit në aeroportin Schiphol në Amsterdam.

Po sipas mediave, i dyshuari kishte një konflikt me një burrë tjetër, të cilin ai më pas e kërcënoi me thikë, para se të qëllohej në këmbë nga policia.

Një zëdhënës i policisë tha se incidenti nuk besohet të jetë i lidhur me terrorizëm dhe po hetohet më tej. /Telegrafi/