Pas disa ditëve me tension të shtuar në dy pikat doganore në veri të Kosovës, sot në terren kanë dalë edhe njësitet e forcave paqeruajtëse të KFOR-it
Misioni i Aleancës Veri-atlantike në Kosovë, KFOR ka njoftuar se sot ka rritur patrullimet në mbarë Kosovën, përfshirë edhe pjesën veriore.
Në zonat ku janë edhe njësitet e Policisë Speciale, sot janë parë duke patrulluar edhe ushtarët e KFOR-it amerikan, polak e kanadez, përcjell Telegrafi.
Të hënën është shënuar dita e tetë qëkur rrugët që çojnë drejt dy pikave kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë janë bllokuar.
Ndërkombëtarët kanë bërë vazhdimisht thirrje për ulje të tensioneve.
Derisa nga Kosova është kërkuar tërheqja e Njësive Speciale, nga Serbia është kërkuar të tërheq mbështetjen për organizatorët e barrikadave./Telegrafi/