Tamara Çaushidis, kryetare e Sindikatës së gazetarëve dhe punëtorëve medial deklaron se situata në sektorin e gazetarisë nuk ka ndryshuar edhe në qeverisjen e kryeministrit Zoran Zaev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
E ftuar në Nova TV, Çaushidis thotë se gjendja është e keqe, gazetarët kanë karcënime për largim nga puna dhe janë të detyruar të respektojnë urdhërat e menaxhmentit të mediumit ku punojnë.
Sipas saj, situata me gazetarët në aspekt të rrogave është mjaft e rëndë, respektivisht ata paguhen nën mesataren kombëtare si profesion. Për më tepër ndiqni debatin e shkurtër në videon më poshtë./Telegrafi/