Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot nis vizitat në shtetet e Ballkanit, gjersa në Prishtinë do të takohet me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
E pas takimeve në Prishtinë, Rama sonte vjen ekskluzivisht si mysafir në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin.
Ai pritet të flasë mbi situatën politike në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë.
Mos e humbisni rastin për ta dëgjuar shefin e ekzekutivit të Shqipërisë, sonte duke filluar në orën 20:45 në Klan Kosova.