Situata e tensionuar në veri të Kosovës, ka bërë që kryeministri Albin Kurti të mbledh në një takim Këshillin e Sigurisë së Kosovës.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e Kryeministrit, ku është thënë se pas mbledhjes do të ketë një konferencë për media, ku do të flasin kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Konferenca është paralajmëruar për ora 12:30.
Kjo mbledhje i ka pasuar tensioneve në veri, ku ka pasur sulme me shok-bomba e po ashtu me armë.
Gjithashtu në këtë pjesë janë vendosur edhe barrikada, dhe rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara. /Telegrafi/