Site icon Telegrafi

Takimi i Kurtit me liderët e opozitës – gjithçka nga deklaratat e liderëve politikë

Kryeministri Albin Kurti sot i takoi kryetarët e partive opozitare për të diskutuar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Takimi i ftuar nga kryeministri nisi nga ora 08:00. Pjesëmarrës në takim ishin nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kurti një ditë më parë tha se situata aktuale është një përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin.

“Jam dakord që nuk ka alternativë ndaj dialogut. Situata aktuale është një përpjekje e dobët e Beogradit për të zëvendësuar dialogun me destabilizimin. Ata do të dështojnë: Unë premtoj të punoj me NATO_KFOR për të garantuar siguri dhe sundim të ligjit, pa diskriminim në tërë Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter. /Telegrafi/

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2022 11:09:39" ["time"]=> string(16) "08/11/2022 11:09" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2022 11:09

Pamje nga takimi i përbashkët i Kurtit me liderët e opozitës

Kryeministri Albin Kurti foli shkurt pas përfundimit të takimit teksa lëshoi ndërtesën e Qeverisë: “Shkoi shumë mirë – ata janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2022 09:45:01" ["time"]=> string(16) "08/11/2022 09:45" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2022 09:45

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Nuk dëgjuam plan konkret për të dalë nga situata e as gatishmëri për koordinim të plotë me aleatët

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit me kryeministrin Albin Kurti ka thënë se nuk dëgjuan plan konkret nga ana e kryeministrit për të dalë nga situata e krijuar.

“Nuk kuptuam diçka më të re se deklarimet publike që kryeministri i ka pas, e gjithashtu nuk pamë plan konkret për zgjidhjen e situatës së krijuar në veri të vendit. E gjithashtu nuk pamë as gatishmëri për koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtar”, tha Abdixhiku.

Ai shtoi se koordinimi me aleatët ndërkombëtar në Uashington dhe Bruksel është zgjidhja e vetme për situatën aktuale, kliko këtu për deklaratën e plotë të kryetarit të LDK-së.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2022 09:33:46" ["time"]=> string(16) "08/11/2022 09:33" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2022 09:33

Krasniqi pas takimit me Kurtin: Nuk mora siguri për situatën në veri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, tha se nuk ka marrë siguri lidhur me situatën në veri të vendit.

Ai ka folur edhe për planin franko-gjerman dhe hapat të cilët duhet t’i ndërmarrë Qeveria në të ardhmen, deklarata e plotë e kryetarit të PDK-së.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2022 09:07:26" ["time"]=> string(16) "08/11/2022 09:07" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2022 09:07

Haradinaj tregon pse e lëshoi takimin me Kurtin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dal i pari nga ndërtesa e Qeverisë, duke u arsyetuar se kryeministri “po mbante ligjërata e nuk po e sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën”

Për të lexuar statusin e tij të plotë pas takimit me Kurtin, klikoni këtu.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2022 08:30:18" ["time"]=> string(16) "08/11/2022 08:30" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2022 08:30

Takimi i Kurtit me opozitën – Haradinaj doli i pari nga ndërtesa e Qeverisë

Takimi i kryeministrit Albin Kurti po vazhdon të mbahet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndërkohë që nga takimi tashmë ka dalë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Takimi i Kurtit me kryetarët e opozitës po mbahet pas situatës në veri për shkak të daljes nga institucionet të Listës serbe.

array(3) { ["date"]=> string(19) "11-08-2022 08:08:39" ["time"]=> string(16) "08/11/2022 08:08" ["update"]=> bool(false) } 08/11/2022 08:08

Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj në takimin e thirrur nga Kurti

Ka nisur të mbahet takimi i kryeministrit Albin Kurti me liderët e partive opozitare në vend.

Takimi nisi pak minuta pas orës 08:00.

Në takim të pranishëm janë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku si dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Exit mobile version