Site icon Telegrafi

Situata në veri, DASH: Palët të koordinohen me ndërkombëtarët për të de-përshkallëzuar situatën

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan, Matthew Miller në një konferencë për media ka folur rreth situatës së fundit në Kosovë.

Miller tha se për ta qetësuar situatën në veri është e nevojshme që të gjitha palët të punojnë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

I pyetur lidhur me propozimin që NATO-ja përmes KFOR-it të marrë kontrollin e plotë mbi veriun e Kosovës për ta parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm tha se palët duhet të punojnë me ndërkombëtarët për të qetësuar situatën.

“…Mendojmë se është e rëndësishme që të gjitha palët të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të depërshkallëzuar situatën, për të garantuar sigurinë, sundimin e ligjit dhe kthimin në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja”, u shpreh zëdhënësi Miller.

Videon ku Miller flet për Kosovën mund ta shihni nga minuta 59. /Telegrafi/

Exit mobile version