Nga qindra qytetarë të Maqedonisë së Veriut që ndodhen në Ukrainë, 13 prej tyre kanë kërkuar ndihmë nga Ambasada e Maqedonisë në Kiev.
Ambasadori i RMV-së në Ukrainë Krum Efremov, për TV21 tha se një shtetas i Maqedonisë është në Luhansk, por ai është i sigurt, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ambasadori apeloi për këdo që ka nevojë për ndihmë të kontaktojë ambasadën.
Ai thotë se situata në Ukrainë për momentin është e qetë dhe siç thotë ai, ka apel nga autoritetet që gjithçka të zgjidhet në rrugë diplomatike./Telegrafi/