Reshjet e shiut dhe dëborës të një dite më parë shkaktuan probleme në disa zona të vendit, kryesisht në veri dhe dhe juglindje.
Situata në qarkun e Elbasanit paraqitet pa shumë problematika, ndërsa nuk ka reshje shiu që prej orëve të mbrëmjes së djeshme.
Akset rrugore nacionale e rurale janë të gjitha të hapura. Në segmentin e Qafë Thanës të aksit Elbasan-Qafë Thanë, dhe Lunik-Steblevë të aksit Librazhd-Steblevë ka pasur reshje dëbore që në disa pjesë kanë arritur 20 cm trashësi.
Ndërprerja e reshjeve të shiut ka përmirësuar nivelin e prurjeve të përroit të Zaranikës në bashkinë Elbasan.
Ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike në Nj.A Orenjë bashkia Librazhd dhe Nj.A Qukës në bashkinë Përrenjas. Sipas informacioneve, është duke u punuar për riparimin e defekteve.
Aksi rrugor Librazhd-Peshkopi është i kalueshëm vetëm nga mjete tip fuoristradë dhe mjete të pajisura me zinxhirë. Trashësia e dëborës 20 cm. Temperaturat gjatë natës kanë qene -7 gradë, ndërsa ka prani të ngricave./tch/