Site icon Telegrafi

Situata në Ishullin e Sazanit plotësisht nën kontroll, thotë Prefekti i Vlorës

Situata e zjarreve në Ishullin e Sazanit është vënë plotësisht nën kontroll dhe po shkohet drejt eliminimit të të gjitha vatrave.

Kështu u shpreh prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania.

Gjatë gjithë paradites mbi Ishullin e Sazanit ka fluturuar një avion i zjarrfikësve, i ardhur nga Greqia, duke hedhur ujë mbi flakët.

Lexo po ashtu Greqia i përgjigjet kërkesës së Shqipërisë, dërgon avion për shuarjen e zjarrit në Sazan

Mamaj tha se ky avion ishte i posaçëm për tokën dhe bimësinë e ishullit.

“Kemi preferuar ta mbajmë zonën nën kontroll duke izoluar vatrën e zjarrit”, tha ai.

Mamaj tha se ndërhyrja me avion u bë në momentin e duhur, pasi për shkak të natyrës së ishullit nuk mund të ndërhyhej me helikopter, mjet që Shqipëria e disponon. /Euronews Albania/

Exit mobile version