Telegrafi

Situata në Grupin A kualifikues, ku bën pjesë Kosova

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Kosova ka bërë një paraqitje shumë të mirë kundër Malit të Zi, mirëpo nuk arriti që të arkëtonte pikë të plota, pasi luaji baras (1-1).

Milot Rashica shënoi në pjesën e parë (25′), mirëpo Stefan Mugosa e barazoi rezultatin në gjysmën e dytë (69′).

Pas këtij barazimi, Përfaqësuesja jonë është ngritur në kuotën e dy pikëve pas dy ndeshjeve të zhvilluara.

(Foto: uefa.com)

Kosova renditet e treta në tabelë me një pikë prapa Republikës Çeke që numëron tri pikë, nga një fitore dhe një humbje.

Lexo po ashtu Kosova e dominon Malin e Zi, por nuk arrin të marrë më shumë se një pikë

Lider i grupit është Anglia me gjashtë pikë të arkëtuara pas dy fitoreve të arritura. Mali i Zi që ka dy pikë nga tri ndeshje, është në vend të fundit në grup.

Bullgaria që është kundërshtari i ardhshëm i Kosovës, po ashtu numëron dy pikë (pas tri ndeshjeve të zhvilluara) dhe ndodhet në vend të katërt në renditje. /Telegrafi/