Duket se Danjelit nuk i pëlqeu aspak qëndrimi i Lupçes dhe Katerinës me Olsin dhe Fioretninën dhe ka reaguar menjëherë, duke i thënë liderit që të mos ndërhyjë më në punët e kuzhinës.
Ata diskutojnë se kush do të gatuajë dhe kush do të lajë enët. “Aman o Lupçe, se jemi bërë estradë fare. Mundësisht mos ndërhy fare, nuk të japim shpjegim kush do i bëjë nga ne. Ne të katërt kemi kuzhinën, kaq”, i thotë Danjeli Lupçes.
Më pas, Fotinia gatuan, ndërsa Armela lan enët.