Barcelona aktualisht po përballet me gjashtë lojtarë të lënduar, kur kanë mbetur vetëm pesë ditë nga përballja me Real Madridin.
Skuadra katalunase ka disa lojtarë kyç jashtë fushës, por dy tashmë e kanë të sigurt se nuk do të luajnë në El Clasico.
Xavi Hernandez ka konfirmuar se Jules Kounde dhe kapiteni Sergi Roberto nuk do të mund të paraqiten ndaj Los Blancos.
Gjasa përgjysmë më të mëdha kanë Robert Lewandowski dhe Frenkie de Jong, me sulmuesin polak që thuhet se mund të jetë si zëvendësues, raporton Diario Sport.
Një lajm i mirë për Barcelonën është se Pedri dhe Raphinha janë në rrugë të mirë për t’u rikthyer.
Madje, dyshja raportohet se mund të luajnë ndaj Shakhtar Donetskut të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/