Robert Lewandowski dhe Frenkie de Jong janë të gatshëm të shpejtojnë shërimin e tyre, raporton Javier Miguel i Diario AS.
Sulmuesi polak madje mund të luajë nga fillimi kundër Real Madridit.
Mesfushori holandez ka të ngjarë të futet në listën e skuadrës, por që do ta niste derbin nga bankina.
Edhe Raphinha duhet të jetë pjesë e skuadrës. Braziliani ka rinisur stërvitjet në grup dhe është në rrugë të mirë drejt rikthimit.
Pedri, Jules Kounde dhe Sergi Roberto patjetër do të mungojnë në El Clasico, pasi nuk kanë kohë të rikuperohen nga lëndimet.
Barcelona do të përballet me Real Madridin në shtëpi të shtunën, më 28 tetor. /Telegrafi/