Site icon Telegrafi

Situata komike që krijoi Cole Palmer në derbin Chelsea-Man City, Haaland intervenoi menjëherë

Cole Palmer shkëlqeu sërish teksa Chelsea, tani ndaj ish-skuadrës së tij, Manchester Cityt në thrillerin me tetë gola në Stamford Bridge të dielën në mbrëmje.

Vetullat u ngritën kur Blutë paguan 50 milionë euro për shërbimet e të riut në verë, por ai ka vazhduar të dëshmojë vlerën e tij.

Palmer ka bërë një numër paraqitjesh të shkëlqyera në periudhën e tij të shkurtër si lojtar i Chelseat. Ai është shfaqur në një nga lojtarët kryesorë të klubit dhe prodhoi një tjetër paraqitje të fortë kundër ish-skuadrës së tij.

Lexo po ashtu Pochettino ishte i papërmbajtshëm pas ndeshjes ndaj gjyqtarëve derisa i kërkoi falje Pep Guardiolës

Ai bëri këtë në barazimin 4-4 në perëndim të Londrës. Dukej sikur Chelsea do të dilte nga loja pa pikë, pasi Rodri i dha epërsinë Cityt 4-3 në minutën e 86-të. Por, Palmer kishte ide të tjera.

Chelsea iu dha një penallti në kohën shtesë kur Armando Broja u rrëzua në zonë nga Ruben Dias. Palmer e mori përgjegjësinë që të gjuante nga 11 metra dhe ia doli me sukses ta mposhte Edersonin.

City pati një mundësi të fundit për të fituar ndeshjen kur iu dha një goditje dënimi në minutën e 98-të rreth 25 metra larg. Ndërsa arbitri po mundohej të vendoste ‘murin e gjallë’, lojtarët e Cityt u grumbulluan rreth topit për të vendosur se kush do gjuante.

Lexo po ashtu Përfundon dueli dramatik mes Chelseat dhe Manchester Cityt në Stamford Bridge, tetë gola të shënuara, por pa fitues

Duke synuar të zbulonte se çfarë po planifikonin ish-bashkëlojtarët, Palmer vendosi të afrohej dhe t’i dëgjonte. Erling Haaland mee një buzëqeshje të madhe në fytyrë e largoi atë.

Kujtojmë se talenti anglez u emërua Lojtari i Ndeshjes për paraqitjen e tij në këtë derbi. /Telegrafi/

Exit mobile version