Telegrafi

Situata është e pashpresë në Rusi, thotë krijuesi i video-lojës Tetris

Ju mund të mos e njihni Alexey Pajitnov – por patjetër do të keni dëgjuar për lojën që ai shpiku – Tetris.

Historinë e Pajitnov, i cili lindi në Moskë kur Rusia ishte BRSS, aktualisht mund ta shihni në filmin e ri Tetris në Apple TV+, me protagonist Taron Egerton, i cili përshkruan luftën për të drejtat e lojës nga sovjetikët gjatë Luftës së Ftohtë.

Duke folur për Sky News përpara premierës së filmit, ai tha se situata në vendin e tij ishte “e pashpresë”.

“Fatkeqësisht, situata tani është edhe më e errët se sa mund të shihni në film, sepse, në atë kohë, [ajo] ishte disi shumë afër fundit të Bashkimit Sovjetik”, tha ai.

“Ishte gjithashtu koha e perestrojkës dhe kjo lloj ngjarjeje na dha njëfarë shprese. Fatkeqësisht, tani situata duket shumë më e pashpresë se sa ishte atje”, pohoi Pajtinov.

Ndryshe, Tetris është një video lojë me katrorë e krijuar në vitin 1984. /Telegrafi/