Site icon Telegrafi

Situata e sigurisë dhe dialogu Kosovë-Serbi, delegacioni i nivelit të lartë nga SHBA-të të dielën në Kosovë

Foto: Arkiv

Nënsekretari i Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet nga e diela do të jetë për vizitë në Kosovë.

Siç merr vesh Telegrafi ky zyrtar i lartë amerikan nuk do të jetë vetëm, por i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të lartë të sigurisë amerikane.

Chollet dhe ky delegacion amerikan pritet të kenë takime në ndara më presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Ndryshe, pas tensioneve në veri dhe protestave të serbëve lokalë, kjo do të jetë vizita më lartë nga administrata e presidentin amerikan Joe Biden. /Telegrafi/

Exit mobile version