Milani po përgatit një ofertë të re për kontratë për sulmuesin Rafael Leao dhe nuk duan ta shesin lojtarin për më pak se klauzola e tij prej 150 milionë euro.
Kontrata e Leaos skadon në qershor 2024, por oferta e përgatitur nga drejtuesit e klubit në muajin mars nuk është më e vlefshme.
Kuqezinjtë kishin planifikuar të rrisnin pagën e Leaos nga 1.5 milionë euro në 4.5 milionë euro në sezon, por vlera e transferimit të Leaos u rrit më tej gjatë dy muajve të fundit të 2021-2022, kështu që Milani tani është i gatshëm të ofrojë tjetër pagë.
Sipas La Gazzetta dello Sport, kampioni aktual i Serie A thuhet se ka gati t’i ofrojë portugezit 6 milionë euro të në vit me marrëveshjen e re, duke zgjatur qëndrimin e tij deri në vitin 2026.
Gazeta italiane konfirmon se Chelsea është e interesuar për lojtarin, por ende nuk ka mbërritur ofertë nga Stamford Bridge.
Leao, voglia di Milan: 6 milioni per la firma sul rinnovo https://t.co/15uiDeFDN3
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) July 13, 2022
Leao ka një klauzolë prej 150 milionë euro dhe si Gazzetta dello Sport ashtu edhe Calciomercato pretendojnë se gjigantët e Serie A nuk janë të gatshëm të shesin në verë për një tarifë më të ulët.
Portugezi u rikthye në stërvitje dje dhe mbetet për t’u parë nëse ai do të pranojë të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin apo të kërkojë një marrëveshje edhe më fitimprurëse diku tjetër, duke marrë parasysh që ai është urdhëruar të paguajë 16.5 milionë euro për ish-klubin e tij Sporting CP. /Telegrafi/