Site icon Telegrafi

Situata e Polonisë në rrugëtimin për Botëror pas pezullimit të Rusisë nga aktivitetet futbollistike

(Foto: Sipa/AP/CNN)

Suspendimi i Rusisë nga futbolli lë të kuptohet se Polonia do të vazhdojë direkt në fazën tjetër të barazhit në kërkim të një vendi në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

FIFA dhe UEFA kanë marrë vendim për pezullimin e të gjitha klubeve dhe ekipeve kombëtare ruse nga pjesëmarrja në garat e tyre deri në një njoftim tjetër.

Përfaqësuesja polake duhej të udhëtonte në Moskë më 24 mars që të zhvillonte sfidën e parë të barazhit, ndërkohë që fituesi do të përballej me skuadrën që triumfonte ndërmjet Suedisë dhe Republikës Çeke.

Porse, tashmë Polonia vazhdon direkt në fazën tjetër të barazhit dhe e pret fituesin ndërmjet Suedisë dhe Republikës Çeke.

Lexo po ashtu Zyrtare: FIFA dhe UEFA suspendojnë Rusinë në të gjitha kompeticionet

Kujtojmë që para se të merrej vendimi nga FIFA dhe UEFA, federatat polake dhe suedeze kishin thënë se skuadrat e tyre nuk do të përballeshin me Rusinë në ndeshjet e barazhit si shenjë proteste ndaj sulmeve ruse në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version