Paulo Dybala, përgjatë këtij sezoni sa herë është aktivizuar ka lërë gjurmë, si me gola ashtu edhe me asistime.
Në fakt, paraqitjet e argjentinasit janë përgjigjja më e mirë që sulmuesi ka mundur t’u japë drejtuesve të klubit dhe trajnerit Maurizio Sarri.
Gjatë verës, ishin si skuadra me PSG-në dhe Manchester Unitedin që trokitën në derën e Juventusit, u kishte edhe oferta nga ana e këtyre klubeve.
Madje drejtori sportiv i tyre, Leonardo, ishte i gatshëm të bënte çmos për të transferuar Dybalan në “Parque des Princes”.
Ofertave të bërë, ishte Dybala që iu thoshte “jo”, duke i refuzuar, pastaj edhe klubi bardhezi.
Dybala edhe pas një vere me plot fjalë, vazhdoi të ishte pjesë e Juventusit. Pavarësisht skepticizmit ndaj tij, argjentinasi është shfaqur sërish si lojtar kryesor.
Tri gola deri më tani dhe lojë shumë e mirë e tij në çdo paraqitje. Pikërisht ajo çka prisnin të gjithë prej tij.
Edhe pse roli si lojtar titullar ende nuk është garantuar për të, për shkak edhe të konkurrencës së madhe, sulmuesi gradualisht po merr atë çka i takon, respektin e të gjithëve. /Telegrafi/