Dinamika të shumta po zhvillohen në mes të banorëve të Big Brother VIP Kosova 2.
Ndonëse kanë hyrë vetëm në javën e dytë, ata kanë nisur të ndjejnë presionin e situatave me njëri-tjetrin.
Banorja nga Shkodra, Alba gjatë ditë së sotme ka shpërthyer në lot duke thënë se po ndihet keq për situatën me Lumbardhin, i cili ka shprehur pëlqimin për të.
“Më vjen inati që mundohen ta bëjnë viktimën e me më bë mu të keqe, unë ja kam bërë të kjart, çfarë të bëjë unë tani“, është shprehur Alba me lot në sy.
Ishin banorët e tjerë Linda, Vesa dhe Meti që i qëndruan pranë dhe u munduan ta qetësojnë duke i thënë që të mos ndihej në faj.
Në anën tjetër, edhe Lumbardhi mënjgesin e ditë së sotme u pa i përlotur teksa qëndronte i vetëm në oborrin e shtëpisë.
Në Prime e fudnit të së premtes, Lumbardhi e shprehu se ka një pëlqim të madh për Albën që nga dita e parë e hyrjes në BBVK. /Telegrafi/