Interi është duke u përgatitur për një goditje treshe gjatë verës pasi që në listë ka emra si Marco Verratti, Federico Bernardeschi dhe Kostas Manolas.
Sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, Stefano Pioli dhe Piero Ausilio kanë ndarë mendjen dhe kanë kërkuar paratë nga Kina për blerjen e lojtarëve.
Suning Group është i interesuar për përforcime.
Në krye të listës është Veratti që ka kontrata afatgjate me PSG-në, ndërsa mbrojtësi i Romës, Manolas është i pëlqyeri i Piolit, sikurse që është edhe Bernardeschi.
Tashmë flitet se kontaktet kanë filluar me Fiorentinën dhe presidentin Andrea Della Valle për Bernardeschin.
Gazeta shkruan se po ashtu edhe portieri i Genoas, Mattia Perin, shihet si një zëvendësues i Samir Handanovicit.
Nuk hiqet dorë nga i riu i Atalantas, Roberto Gagliardini, ndërsa në listë janë edhe emrat e Grzegorz Krychowiak dhe Stefan de Vrij.
Megjithatë, Interi pritet të shes shumë lojtarë dhe në listën e daljes janë Felipe Melo, Assane Gnoukouri, Eloge Yao, Stevan Jovetic, Davide Santon dhe Jonathan Biabiany.
Po ashtu nuk përjashtohen as largimet e Eder, Rodrigo Palacio dhe Gabriel Barbosa. /Telegrafi/