Kosova ka barazuar pa gola ndaj Rumanisë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve për kualifikimet për Euro 2024.
Tri ndeshje, tri barazime, tri pikë. Kjo për Dardanët do të thotë pozita e katërt në renditje.
Lider mbetet Zvicra me nëntë pikë, duke marr tri fitore nga tri ndeshjet e para.
Rumania që mori barazim sonte në “Fadil Vokrri” është e dyta me shtatë pikë.
Në renditje nga ka kaluar edhe Izraeli që tani ka katër pikë dhe mban vendin e tretë.
Andorra është në vendin e pestë me një pikë, ndërsa në fund është Bjellorusia pa pikë. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore