Site icon Telegrafi

Situata e grupit të Kosovës para ndeshjes me Rumaninë

Kosova sot zhvillon ndeshjen e tretë të fazës së grupeve për kualifikimet në Euro 2024 kundër Rumanisë.

Dardanët e presin Rumaninë në “Fadil Vokrri” në një ndeshje ku fitorja është opsioni i vetëm, pasi çdo rezultat tjetër do ta linte pas në renditje.

Zvicra dhe Rumania kanë nga gjashtë pikë deri më tani në dy ndeshje, ndërsa Kosova është e treta me dy pikë.

Andorra ka një pikë të fituar nga Kosovës, ndërsa një pikë ka edhe Izraeli, po ashtu të fituar në përballje me të besuarit e Alain Giresse.

Pa pikë në fund është Bjellorusia, duke marr dy humbje në dy ndeshjet e para.

Sot luajnë edhe Andorra – Zvicra dhe Bjellorusia- Izraeli. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version