Liga Premier ka konfirmuar zyrtarisht se ka pranuar kërkesën e dy klubeve për t’i shtyrë ndeshjet e tyre të paraparë për t’u zhvilluar në ‘Boxing Day’.
Situata e klubeve angleze me Covid-19 thuajse ka eskaluar pasi shumë klube kanë konfirmuar dhjetëra raste të infektimit tek futbollistët dhe stafi.
Tottenham Hotspur dhe Chelsea ishin dy nga klubet më të infektuara, duke bërë që disa ndeshje të tyre të anulohen.
Megjithatë, tashmë ka klube tjera angleze në listë të infektimeve masive në klub dhe ndeshjet e tyre janë shtyrë nga Liga Premier.
“Pas kërkesave për shtyrje nga Liverpooli dhe Watfordi si rezultat i COVID-19, bordi i Ligës Premier u mblodh këtë mëngjes dhe me keqardhje ra dakord të anulonte ndeshjet e ‘Boxing Day’ të dy klubeve të prekura”, thuhet në njoftimin e Ligës Premier.
Following postponement requests from @LUFC and @WatfordFC as a result of COVID-19, the Premier League Board met this morning and regrettably agreed to call off the two affected clubs’ Boxing Day fixtures
Full statement: https://t.co/icqowbeWY8 #LIVLEE #WOLWAT pic.twitter.com/WoDSf9x3ZB
— Premier League (@premierleague) December 23, 2021
Kështu, ndeshjet e 26 dhjetorit në mes të Liverpoolit me Leeds United dhe Watfordit me Wolvesin janë shtyrë zyrtarisht.
Megjithatë, udhëtimi i Liverpoolit në Leicester City dhe përballja e Wolves kundër Arsenalit më 28 dhjetor nuk do të ndikohen nëse nuk raportohen shpërthime të mëtejshme, por Leeds do të përballet me më shumë vonesa.
Leeds janë detyruar të mbyllin terrenin e tyre të stërvitjes dhe mund të mos jenë në gjendje të përmbushin ndeshjen e tyre të radhës kundër Aston Villa. /Telegrafi/
We can confirm our fixture with Leeds United at Anfield on December 26 has been postponed.
The Boxing Day encounter will be rescheduled after the Premier League ruled it was unable to go ahead following the number of positive COVID-19 cases within the Leeds squad.
— Liverpool FC (@LFC) December 23, 2021
Wolves’ Boxing Day fixture against Watford has been postponed after a request made by the visitors to the Premier League was accepted due to rising Covid-19 cases.
🆚🙅♂️
— Wolves (@Wolves) December 23, 2021