int(1) Sistemi i klasifikimit të vendeve të punës, sfidë për MAP-in - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Sistemi i klasifikimit të vendeve të punës, sfidë për MAP-in

Ministria e Administratës Publike ka ofruar një strategji të re për modernizimin e administratës publike. Megjithatë, kjo ministri thotë se sfidë e tyre është zbatimi i sistemit të klasifikimit të vendeve të punës dhe sistemit të ri të pagave.

Kështu u tha në një debat për administratën publike, ku për të tretën herë me radhë kjo ministri prezanton strategji për modernizim të administratës.

Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se strategjia për modernizimin e administratës publike është dokumenti i tretë për reformimin e kësaj administrate. Këto dokumente, sipas ministrit fillimisht janë bërë publike në vitin 2007, pastaj 2010 dhe tashmë ne vitin 2015.

Ndërkaq, Fitim Sadiku, sekretar i përgjithshëm në MAP, tha se sfidat me të cilat do të përballet kjo ministri pas kësaj reforme janë të shumta, ndër to, zbatimi i sistemit të klasifikimit të vendeve të punës dhe sistemit të ri të pagave.

Sfidë tjetër konsiderohet edhe ngritja e profesionalizmit. Kurse, objektivë specifike e kësaj ministrie është zbatimi i sistemet të ri të pagave për nëpunësit civil.

E pranishme në këtë debat publik ishte edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina, sipas të cilës administrata publike është shtylla kurrizore ku bazohet i gjithë funksionimi i shtetit.

Exit mobile version