Telegrafi

Sistemi i errësimit të ekranit, mund të bëhet edhe në Gmail

Gmail do ta sjellë sistemin e errësimit të sfondit të ekranit, për sistemet operative Android dhe iOS.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Google ka treguar se do të ofrohet kjo mundësi shumë e kërkuar dhe shfaqi pamjet, për të treguar dukjen që do të ketë, transmeton Telegrafi.

Ky sistem është në fazat e fundit të testimit, derisa bëhet e ditur se brenda dy javësh mund të jetë në dispozicion për të gjitha telefonat.

Në Android janë tri opsione të errësimit, që është i pjesshëm, errësim i shumë pak pjesëve dhe i plotë. Derisa në telefonat Pixel, errësohet në mënyrë automatike kur për të ruajtur baterinë.

Sa i përket iOS, varet nga versioni i sistemit operativ, meqenëse iOS 13 mund të mbështet të gjitha versionet sikur Android, derisa të pamundur e kanë sistemet tjera. /Telegrafi/