Me vendim të Këshillit të Qytetit të Shkupit, u themelua ndërmarrja e re publike “Sistemi i Energjisë të Qytetit SHA Shkup”, i cili do të kryejë aktivitete energjetike, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këshilli, në cilësinë e Kuvendit të Aksionarëve, miratoi Statutin e Shoqërisë Aksionare për Aktivitetet e Energjisë dhe zgjodhi anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të shoqërisë së re publike që do të zgjedhin pastaj një Bord Menaxhues prej pesë anëtarësh. Kjo kompani aksionare për territorin e Qytetit të Shkupit do të furnizojë me gaz natyror dhe energji të ngrohjes, si aktivitete me interes publik nga rëndësia lokale. /Telegrafi/