Business Insider e vlerëson sistemin arsimor finlandez më mirë se atë amerikan.
Sipas Business Insider Finlanda është një vend inovativ kur bëhet fjalë për arsimin, dhe inovacioni në arsim po jep rezultate. Është vazhdimisht një nga vendet me zhvillim më të lartë në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), një mjet i rëndësishëm për matjen e sistemeve të arsimit në mbarë botën.
Finlandezët vlerësojnë shumë kohën e lirë për fëmijët dhe mundësinë që ata të luajnë. Sipas ligjit, mësuesit duhet t’u japin nxënësve një pushim prej 15 minutash për çdo 45 minuta të mësimit. Është një histori tjetër në SHBA ku fëmijët zakonisht marrin më pak se gjysmë ore pushim çdo ditë.
Studentët finlandezë i nënshtrohen vetëm një testi të standardizuar gjatë gjithë shkollimit fillor dhe të mesëm. Në të kundërt, SHBA-ja, e drejtuar nga mandatet e “No Child Left Behind” dhe “Common Core”, kërkon që studentët në klasën e tretë deri në klasën e tetë t’u nënshtrohen testeve vjetore të standardizuara për të përcjellë performancën e tyre. Kritikët pretendojnë se testimi i vazhdueshëm nuk i bën nxënësit më të mençur, por në vend të kësaj krijon një mjedis stresues në shkolla.
Karen Magee, kryetari i bashkimit më të madh të mësuesve në Nju Jork, shkoi aq larg sa t’i nxiste prindërit të bojkotonin testet e standardizuara kohët e fundit. Testi finlandez, i quajtur “National Matriculation Examination”, i mbajtur në fund të shkollës së mesme, vlerësohet nga mësuesit, jo nga kompjuterat dhe sistemi i digjitalizuar. /Telegrafi/