Telegrafi

Sissoko: Nuk mundem ta refuzojë Realin

Mesfushori i Newcastle, Moussa Sissoko thotë se ai është i ‘kënaqur’ me interesimin e raportuar të Real Madridit dhe se refuzimi për kampionin e Evropës do të ishte i vështirë.

‘Los Blancos’ thuhet se kanë në shënjestër Sissokon si një alternativë për Paul Pogba, duke parë çmimin e mesfushorit të Juventusit, dhe pasi mësoi dëshirën e këtij të fundit për të lënë Newcastle, u pa se francezi bëri të qartë se ‘Mbretërit’ ishin destinacioni i tij i preferuar.

“Jam duke shpresuar se do të vijë koha ime dhe kjo mund të jetë”, tha Sissoko për L’Equipe, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Real Madrid shpërblen Zidanen me dyfishim të pagës

“Ndihem gati për t’u bashkuar me një nga klubet më të mëdha dhe kjo është hije për të fyer interesin e një klubi spanjoll”.

“Të refuzoj Realin do të jetë e vështirë. Kush nuk do të kënaqet me interesin të një prej klubeve më të mira të botës, nëse jo më i miri?. Zhvillimi nën mbikëqyrjen e Zinedine Zidane do të ishte diçka fantastike”, përfundoi mesfushori francez. /Telegraf/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet