Telegrafi

Sissoko dëshiron largimin, ndërsa ky është klubi që ai ëndërron

Mousa Sissoko ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga Newcastle gjatë kësaj vere, por ka këmbëngulur të luajë ende në Ligën Premier.

Dëshira e mesfushorit është të bëhet pjesë e skuadrës së Arsene Wenger, Arsenalit, pasi aty kanë luajtur shumë futbollistë francezë.

“Arsenal është një klub shumë i madh në Evropë dhe unë mendoj se pak njerëz do të refuzojnë të luajnë atje”, deklaroi Sissoko për Foot Mercato.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Të gjithë e dinë. Unë shpesh kam thënë kur isha i ri se zemra ime ishte te klubi Arsenal, sepse aty ka pasur shumë lojtarë francezë si Thierry Henry, Robert Pires, Sylvain Wiltord dhe Patrick Vieira, i cili ishte idhulli im”, përfundoi mesfushori i Newcaste.

Ndryshe, Newcastle nuk ka arritur të siguroj mbijetesën në Ligën Premier, duke rënë një kategori më poshtë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=fhThVfonzP0