Site icon Telegrafi

Sir Jim Ratcliffe harton një strategji të re të transferimeve tek Man Unitedi

Sir Jim Ratcliffe pritet të zbatojë një strategji të re të transferimeve tek Manchester United duke i dhënë më shumë prioritet lojtarëve anglez se sa lojtarëve të huaj.

Ratcliffe dhe familja Glazer janë gati për të kompletuar një marrëveshje sipas së cilës miliarderi britanez do të merrte 25 për qind të aksioneve të “Djajve të Kuq”.

Kjo marrëveshje pritet t’i kushtojë kompanisë së tij rreth 1.25 miliardë euro duke marrë në dorë të gjitha transferimet që bëhen në “Old Trafford”, me synimin që në një të ardhme të afërt të marrë pronësinë e plotë të klubit.

Ai pritet të emërojë një drejtor sportiv tek Unitedi ku dy kandidatët kryesorë janë Paul Mitchell dhe Dougie Freedman.

Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon shanset e Man United për t'u kualifikuar në mesin e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve

Sipas Daily Mail, Ratcliffe do të hartojë një strategji të re të transferimeve duke iu dhënë përparësi lojtarëve anglez në afatin kalimtar.

Ai thuhet se është i etur për të parë më shumë prezencë të lojtarëve anglez në ekipin e United.

Që prej se Sir Alex Ferguson u largua nga klubi në vitin 2013, vetëm shtatë blerje të mëdha të United ishin lojtar nga Anglia.

Lexo po ashtu Goli i parë i Galatasarayt kundër Man Utd nuk duhej të pranohej për shkak të rregullit pak të njohur

Emra si Luke Shaw, Harry Maguire, Aaron Wan-Bissaka, Daniel James, Jadon Sancho, Mason Mount dhe Johnny Evan janë pjesë e kësaj liste./Telegrafi/

Exit mobile version