Site icon Telegrafi

Sir Alex Ferguson ka bërë një gjest të veçantë për Kloppin para ndeshjes së tij të fundit me Liverpoolin

Jurgen Klopp e ka përshkruar gjestin e Sir Alex Fergusonit para ndeshjes së tij të fundit si trajner i Liverpoolit si të ‘jashtëzakonshëm’ pasi kontaktoi me ish-trajnerin e Manchester United.

Gjatë muajit janar Kloppi kishte befasuar botën e futbollit duke njoftuar vendimin e tij që të largohet nga posti i trajnerit të Liverpoolit në fund të sezonit 2023/2024.

56-vjeçari për ta arsyetuar vendimin e tij tha se ka mbetur pa energji, ndërsa gjatë këtyre nëntë viteve ka fituar trofe të ndryshëm si Ligën e Kampionëve, Ligën Premier, FA Cup, Carabao Cup dhe Kupën e Botës për Klube.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Wolvesin, Klopp i përshkroi ditët e fundit si më intensivet të jetës së tij.

Lexo po ashtu Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

“Ne nuk duhet të pretendojmë se është një javë normale sepse nuk është. Unë jam një person mjaft pragmatik. Kjo është ndeshja e fundit e sezonit dhe pas saj janë pushimet”, ka thënë Klopp.

Tekniku gjerman gjithashtu ka kaluar kohë me ish-trajnerin e ‘Djajve të Kuq’, Sir Alex Ferguson, i cili bëri kërkesë që të takohej me Kloppin dhe t’i urojë lamtumirën personalisht.

Në fakt, Ferguson e ka ftuar Kloppin për dark dhe dyshja kishin një darkë të jashtëzakonshme, sipas këtij të fundit.

Fergusoni dhe Kloppi kanë një histori së bashku, pasi në vitin 2022, Sir Alex me shaka se ishte ‘agoni absolute’ fakti që Kloppit iu dha çmimi si trajneri më i mirë i vitit pasi Liverpooli kishte fituar FA Cup dhe Carabao Cup./Telegrafi/

Exit mobile version