Njëzet femra sipërmarrëse nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova i përforcojnë aftësitë e tyre për përparim në biznes përmes projektit gjashtëmujoj të Ambasadës së Holandës në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Projekti i financuar nga Qeveria e Holandës zbatohet në tre vende nga nëntori i vitit 2015, ndërsa sot u prezantuan nga rezultatet nga implementimi.
‘Më e rëndësishme për një biznes është lideri i ndërmarrjes dhe kur flasim me donatorë potencial ose ndihmës të shihet fytyra e organizatës dhe cilat janë cilësitë e saj’, tha Karen Kamerat nga Holanda, pjesëmarrëse në projekt.
Përmes projektit është vendosur bashkëpunimi mes ndërmarrjeve nga tre vendet dhe rrjeti i cili më tej do të vazhdojë të funksionojë. Krahas bashkëpunimit mes tyre, gjysma e pjesëmarrësve tashmë kanë vendosur bashkëpunim edhe me ndërmarrjet nga Holanda, ndërsa gjysma tjetër është në vendosjen e kontakteve. /Telegrafi/